-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati për president premton luftë në Ballkan: Do krijoj Serbinë e madhe

Kryesoret

Kryetari i partisë “E Djathta Serbe”, Misha Vaçiç, i ka dorëzuar Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, 12.500 nënshkrime për kandidaturën për president të Serbisë. Siç raportohet nga mediat serbe, ai ka mbërritur atje “një xhip të blinduar me targa ruse, në një kolonë prej dhjetëra automjetesh me flamuj serbë dhe rusë dhe me një kortezh me pishtarë”. Në kolonë ka pasur edhe automjete të tjera me targa ruse, dhe disa prej tyre kanë pasur të shënuar edhe shkronjën “Z”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Vaçiç ka thënë se është “i vetmi kandidat që ka dalë me një ideologji të fortë patriotike që synon fuqizimin ekonomik dhe ushtarak të vendit në mënyrë që të krijohen kushte për rivendosjen e sovranitetit mbi territoret e okupuara serbe dhe bashkimin me vendet e tjera serbe”.

Ai tha se serbët duhet të imitojnë Rusinë, e cila, siç thotë ai, “përmes forcimit të ekonomisë dhe ushtrisë erdhi në situatën e rikthimit të shtetësisë së saj në territoret e humbura në komunizëm”. Vaçiç citohet të ketë thënë se ishte i vetmi kandidat për president që “nuk mbron neutralitetin, por mbështetjen e plotë për Rusinë në lidhje me operacionin aktual special në Ukrainë”.

Ai vuri në dukje se “ndryshe nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë jetuar nga politika dhe në kurrizin e popullit për një kohë të gjatë, disa prej dekadash, ai është një kandidat nga populli”. Kandidati shpreh besimin “se njerëzit do ta kuptojnë se pikëpamjet e tij nuk janë produkt i trajnimit në shkollat dhe seminaret partiake, por përkushtimi i tij ndaj patriotizmit serb”, sipas një deklarate nga e djathta serbe. /Telegrafi/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit