-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme, ja pse…

Kryesoret

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për një seancë të jashtëzakonshme të martën.

Seanca e thirrur nga opozita parashikon mbajtjen e një debati parlamentar për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mungesë kuorumi ka shtyrë për një ditë tjetër mbledhjen e parashikuar të mbahej sot.

“Megjithatë, në kuadër të kompetencave të tij, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, vendosi që mbledhja e jashtëzakonshme, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së, të mbahet nesër në orën 11:00. Në këtë seancë do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve. Po ashtu, kreu i Kuvendit Glauk Konjufca, mori vendi edhe për mbajtjen e seancave të papërfunduara. Lidhur me këtë, ai vendosi që të mërkurën, me datë, 16. 03, 2022, nga ora 10:00, Kuvendi të shqyrtojë pikat nga seancat e papërfunduara”, thuhet në komunikatë.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit