-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nënë Liza për Edi Ramën: Vëri gishtin kokës, dil në dritare për të folur me popullin

Kryesoret

Nënë Liza e zonës së “5 majit” i është bashkuar protestës së qytetarëve në ditën e gjashtë përpara Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së saj, ajo shprehet se për qytetarët nuk do të ketë ditë vere nëse qeveria nuk ul çmimet.

“Një nënë 78-vjeçare po sillet rreth rrënojave për ditë vere, ai bën koncerte. Jashtë na ka nxjerrë, në rrugë të madhe. Mos t’i vijë turp fare që dalim këtu. Unë jam 78 vjeç dhe do dal çdo ditë këtu. Ky popull nuk del për qejf. Sot nuk ka ditë vere për asnjë. Ditë vere është kur ul çmimet, kur ul naftën. Jo si i ka ngritur ky. Nuk mund t’i dalë popullit këtu përballë, por të dalë të paktën në dritare. Edi Rama t’ia vendos gishtin kokës. Djalin tim e morën, 3 ditë në burg. Edhe policia t’i vendosi gishtin kokës. Është turp për shtetin shqiptar, nuk jemi as në Ukrainë, as në Afganistan” – tha nënë Liza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit