-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama miraton gjobat për abuzuesit e naftës: Ju pret heqja e licencës

Kryesoret

Deri më 15 Mars çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 217 lekë për litër ndërsa gazi do të shitet 93 lekë për litër. Nesër do të zhvillohet mbledhja e radhës e bordit për të vendosur si do të vazhdohet në ditët në vijim.

Gjithashtu qeveria ka zbuluar penalitetet për pikat që do të abuzojnë duke rritur çmimin mbi 217 lekë. Nëse do të kapen me shkelje, pikat e shumicës do të gjobiten me 10 mln lekë, të pakicës me 2 mln lekë dhe në rast përsëritje i pret heqja e licencës.

“Në   rast   të   mosrespektimit   të   çmimit   tavan përkatës,    të    vendosur    nga    Bordi,    zbatohen sanksionet e mëposhtme:

a)    Shoqëritë    e    tregtimit    me    shumicë    të produkteve  të  naftës dhe gazit dënohen  me gjobë, në masën 10 (dhjetë) milionë lekë;

b) Shoqëritë e tregtimit me pakicë të produkteve të naftës dhe gazit, të cilat nuk respektojnë çmimin tavan përkatës të vendosur nga Bordi, dënohen me gjobë, në masën 2 (dy) milionë lekë;

c) Në  rast përsëritjeje, masave të mësipërme, të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, i shtohet edhe heqja e licencës së tregtimit” mbyllet vendimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit