-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Apelit, rrëzon padinë e Dumës ndaj Veliajt

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për padinë e deputetes Grida Duma ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Depuetja e ka paditur Veliajn për

shpifje. Ndërsa sipas vendimi të Gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur gjatë fushatës, kur i ka kujtuar Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo ishte dënuar nga Gjykata për mashtrim.

Seanca e fundit ishte një seancë pajtimore, por Duma ka njoftuar se nuk ka dhënë dakordësi për pajtimin.

Padia lidhet me reagimin e Veliajt, pas akuzave që ka ngritur PD-ja ndaj tij për lidhje me mafien italiane.

Në padinë e Dumës thuhet se “shtetasi Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar Dumën si trafikante apartamentesh.

Nga ana tjetër, deputetja e PD-së e ka konsideruar këtë deklaratë si “trillime shpifëse, që bëhen duke përdorur një terminologji kriminale pikërisht për t’i bërë më të rënda për publikun”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit