Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme për Krimet e Rënda (GJKKO), por seanca është shoqëruar me zhvillime procedurale që kanë vënë në dyshim zhvillimin normal të gjykimit.
Mungesa e të pandehurit në sallë dhe moszbatimi i urdhrit të gjykatës për shoqërimin e tij nga Drejtoria e Burgjeve ka ngritur shqetësime për mënyrën se si po menaxhohet ky proces.
“Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa sipas deklaratave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij në seancë,” tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili theksoi se kjo mungesë po pengon zhvillimin normal të gjykimit.
Ai shtoi se klienti i tij nuk ka shprehur asnjë vullnet lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në seancë dhe kërkoi që të gjithë fashikujt e dosjes hetimore t’i vihen në dispozicion, siç ka urdhëruar gjykata.
/5pyetjet.al









