Një bandë shqiptarë në Greqi, është akuzuar për 97 vjedhje, te cilat janë krye në Atikë.
Banda, e përbërë nga tre gra dhe dy burra, shihen teksa bisedojnë së bashku për vjedhjet që kryenin. Në videon e publikuar anëtarët shihen teksa hynin në dyqane dhe fusin sendet e vjedhura në çantë të dizajnuara posaçërisht.
Shefi: Bëje mirë!
Anëtarja: A duhet ta bëj mirë? Ai më tha se do të merrte edhe Playstation.
Shefi: Çfarë?
Anëtarja: Playstation, do i marrë me 200
Shefi: Mirë, po laptopët?
Anëtarja: Laptopët janë me interes të madh,
Produktet më pas “udhëtonin” jashtë Greqisë ose me autobusë privatë me qira ose me KTEL drejt Shqipërisë, ku rishiteshin. Ata përdorën gjithashtu taksi për të transportuar mallra te blerësit e interesuar. Në një nga dialogët, anëtarët e bandës flasin për nevojën e një klienti të mundshëm.
Shitësi: Më lejoni t’ju them: Unë kam një makinë rroje. A e dëshiron dikush atë?
E panjohura: Çfarë ke?
Shitësi: Makinë rroje.
E panjohura: Sa para?
Shitësi: 50 euro. Ejani dhe shikonjeni, është e pabesueshme.
E panjohura: Po?!
Shitësi: Është me 10 copë, është për mjekrën…
E panjohura: Uluni dhe pyesni tjetrin pse po shikonte.
Sipas policisë, janë hetuar 97 vjedhje me përfitim financiar që kanë kaluar mbi 400 mijë euro.