Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar fondin 13.6 miliardë dollarë për ndihmë emergjente ndaj Ukrainës.
Lajmin e bëri të ditur vetë Biden në llogarinë e tij në median sociale, Twitter.
Në statusin e vet, Biden shkruan se projektligji do e mbajë Qeverinë e hapur dhe do i sigurojë një “financim historik prej 13.6 miliardë dollarësh” për Ukrainën.