Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është i sigurtë dhe mund të garantojë që nuk do të ketë luftë në Kosovë.
“Ne asnjëherë nuk kemi dalë nga zona e përgjegjësisë së Amerikës dhe NATO-s, që nga Rezoluta 1244 dhe vendosja e marrja e përgjegjësisë së KFOR-it e NATO-s, ne asnjëherë nuk kemi qenë jashtë kësaj përgjegjësie” ka thënë ai.
“Përderisa nuk e heq nga përgjegjësia e vet NATO Kosovën askush nuk guxon të ndërhyjë dhe NATO nuk e heq prej përgjegjësisë as edhe Amerika nuk e heq prej përgjegjësisë së vet Kosovën. Pra unë mendoj siç ka deklaruar Vuçiçi, që ju kam premtuar aleatëve amerikanë në këtë rast dhe mendoj që kjo është më së e vërtetë se çdo lëvizje të serbëve në veri do ta kuptojë si nxitje nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.