-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër skenarët, si do të jetë fundi i Zelenskyt?

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është një nga figurat më të spikatura në luftën në Ukrainë dhe e ardhmja e tij është një variabël i rëndësishëm në atë që do të ndodhë pas përfundimit të armiqësive.

Faqja e internetit “Gzero” flet për katër skenarë të mundshëm:

Sipas të parës, Zelensky do t’i shpëtojë një pushtimi të Kievit nga forcat ruse dhe, duke u njohur si presidenti legjitim i Ukrainës nga shumica e qeverive të huaja, do të udhëheqë qeverinë ukrainase nga mërgimi – ose nga Ukraina perëndimore, e cila nuk është nën pushtimin rus, ose nga jashtë.

Sipas skenarit të dytë, Zelensky do të vritet në betejë në emër të pavarësisë së Ukrainës.

Sipas skenarit të tretë, Zelensky do të burgoset nga forcat ruse dhe lirimi i tij do të jetë një pazar diplomatik.

Në fund, skenari i katërt vlerëson se forcat ruse nuk do të mund të pushtojnë Kievin dhe se imazhi i Zelenskit si hero kombëtar dhe simbol ndërkombëtar do të forcohet, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin do të detyrohet të negociojë me të.

Secili prej këtyre skenarëve përfshinë rreziqe afatgjata dhe të gjitha diskutohen me dyer të mbyllura në Kiev, Moskë, Uashington dhe Evropë.

Diskutimi më i rëndësishëm që u zhvillua dje jashtë Rusisë dhe Ukrainës, ishte në Romë, ku këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, u takua me kryediplomatin kinez, Yang Jiechi.

Takimi u zhvillua në sfondin e bisedimeve të brendshme në Uashington dhe Pekin. Në SHBA, argumentet kanë të bëjnë nëse do të jetë diplomaci apo presion për të bindur Kinën të distancohet nga Rusia.

Në Kinë, debati ka të bëjë me atë se si Pekini mund të mbështesë hapur Rusinë pa u kundërvënë përgjithmonë partnerëve të saj kryesorë tregtarë, BE-së dhe SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit