-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largohen 150 refugjatë afganë nga Kosova

Kryesoret

Sot, 150 refugjatë të cilët i kishte strehuar Kosova janë larguar për në SHBA. Kjo është bërë e ditur nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla kanë përcjellë 150 afganë që kanë qëndruar në kampin “Liya” në Bondsteel, transmeton Zeri.info. Hovenier ka shkruar në Twitter se afganët tashmë janë nisur për në SHBA.

“Sot në mëngjes me ministren Xhelal Sveçla, i përcollëm 150 afganë, të pritur më parë në kampin Liya/Bondsteel. Pasi kanë kaluar të gjitha kërkesat e verifikimit të sigurisë dhe mjekësore, ata tani janë rrugës për në SHBA ku do të fillojnë jetën e tyre të re në komunitete dhe shtëpi të reja”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka thënë se SHBA-ja është mirënjohje dhe i detyrohet shumë Kosovës për strehimin e përkohshëm të afganëve. “Ne jemi thellësisht mirënjohës dhe i detyrohemi shumë Kosovës për ofrimin e strehimit të përkohshëm për këta afganë të cenueshëm në kohën kur kishin nevojë. Bujaria juaj jo vetëm që shpëtoi jetë, por siguron që këta afganë dhe familjet e tyre do të kenë mundësi për të ndërtuar jetë të reja në SHBA”, shkroi ambasadori në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit