-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lideri çeçen shihet në Rusi, si qëndron e vërteta e vizitës së tij në Ukrainë

Kryesoret

Ramzan Kadyrov, lideri i rajonit rus të Çeçenisë dhe aleat i presidentit rus Vladimir Putin, pohoi dje se ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar trupat çeçene që luftojnë përkrah forcave ruse.

Vizita e tij në Ukrainë mbeti e pakonfirmuar, por nëse vërtet ka ndodhur, nuk ka zgjatur shumë. Kadyrov është parë së fundmi në Çeçeni. Ai është takuar me Nikolai Patrushev, shefin e Këshillit të Sigurimit të Putinit.

Kadyrov, i cili shpesh e ka përshkruar veten si “ushtari” i Putinit, ka postuar video të trupave çeçene të armatosura rëndë në rajonin e Kievit si pjesë e forcës pushtuese të Rusisë.

Ai është akuzuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave, të cilat i mohon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit