18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell njofton nga Tirana sanksionet e reja kundër Putin: Tregtia në shënjestër

Kryesoret

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell nga Tirana njoftoi sot sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

“Ky është një moment kritik për të gjithë. Është e tmerrshme si Rusia po sulmon Ukrainën pa dallim. Kjo nuk është thjeshtë një luftë në kuptimin ushtarak, por një sulm kundër civilëve, gra, fëmijë, shkolla, spitale. Rusia po shkakton vdekje, dëshpërim dhe humbje të mëdha.

Të gjithë kemi parë qëndresën kurajoze të Ukrainës, që po mbështesin forcat e tyre dhe ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë të gjerë për Ukrainën, pavarësisht kërcënimeve dhe sulmeve ruse. Ka qenë agresion brutal nga Rusia kundër Ukrainës. Ne kemi miratuar sot, një paketë të katërt të fortë kufizuese për të rritur presionin ekonomik kundër Rusisë.

Masat do të kenë ndikim, do të prekin tregtinë, qasjen në anëtarësime te eksportet, kripto-pasurinë dhe në shënjestër kemi vendosur sektorët e çelikut dhe energjisë. Po shtojmë edhe individë, deri tani kemi 800 individë dhe kompani që i japin klikës rreth Putinit. Shqipëria e tregoi se është një nga partnerët më të besueshëm, politikat e Shqipërisë janë 100% në përputhje me të Brukselit” deklaroi ai.

Konferenca e plote

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit