-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse erdhi në Shqipëri anija me flamur rus?

Kryesoret

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një njoftimi shpërndarë për mediat ka dhënë versionin e saj zyrtar lidhur me anijen me flamur rus që u ankorua në Porto Romano në kohën kur vendi ynë i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës pas pushtimit të Ukrainës. Ministria thotë se anija me flamur rus, por e marrë me qira nga një kompani britanike ka sjellë pajisjet e shpimit për kompaninë SHELL.

“Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për një anije me flamur rus që po përpunohet në Porto Romano,  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Anija për transportin e  mallrave të përgjithshme, me emrin “Neptun” me IMO 9358010 me flamur rus, por e marrë me qira (chartered) nga një kompani nga Britania e Madhe në datën 27.02.2022 është futur në ujërat e Republikës së Shqipërisë dhe ka qëndruar në radën e Portit të Durrësit.

Nga verifikimi i dokumentacionit të anijes, nga ana kapitenerisë së Portit Durrës, ka rezultuar se mjeti lundrues ka pasur mungesa në dokumentacion dhe konkretisht:

Certifikatën e sigurimit për përgjegjësinë ndaj ndotjes së detit BLU CARD në zbatim të konventës CLC (Civil Liability Convention) dhe

Certifikatën e sigurimit në rast mbytjes në zbatim të konventës Ëreck Removal.

Për këtë arsye është urdhëruar të dalë jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Pasi mjeti lundrues ka plotësuar mungesat në dokumentacion dhe pasi është kryer verifikimi me listën e personave të ndaluar nga BE, për sanksionet e sjellë nga Ministria e Jashtme, mjeti lundrues i mësipërm në datën 13.03.2022 është lejuar të shkarkojë pajisjet e shpimit për kompaninë SHELL në Portin MBM në Porto Romano” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit