-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pika”, 50 qytetarë nga Kosova e Shqipëria dhanë rryshfet, shpallen në kërkim

Kryesoret

Shefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë Bardhyl Haxhimustafa tha se në ndjekje janë edhe 50 qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët dyshohen për vepren penale “Dhënia e rryshfetit”.

“100 të dyshuar janë të përfshirë në vepren penale “Dhënie e ryshfetit”. Janë arrestuar 50 zyrtarë, 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë të doganës janë arrestuar për veprat penale “shpërdorim detyre”, “Marrja e ryshfetit”, ”Kontabandimi i mallrave”, ndërsa vepra tjetër penale e cila do të ndiqet në vazhdimësi është “Dhënia e rryshfetit”. “Pra në ndjekje janë edhe dhënësit e rryshfetit”.

Haxhimustafa tha në Edicionin Special në Klan Kosova se në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë do t’i sjellin edhe ata para drejtësisë.

“Kemi persona të dyshuar të cilët janë qytetarë nga Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Ku në bazë të bashkëpunimit jurdik ndërkombëtar me organet ndjekëse të Shqipërisë do të arrijmë që ta përfundojmë edhe atë çështje”.

Gjatë ditës së hënë Prokuroria Speciale dhe Inspektorati i Policisë kanë zhvilluar një aksion të koduar “Pika” ku kanë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë të doganës, të cilët dyshohen për vepren penale “Marrja e ryshfetit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit