Edi Rama tha sot se qeveria as qendrore dhe as vendore nuk ka paguar asnjë qindarkë për të koncertin që u zhvillua mbrëmë në Tiranë, pjesë e të cilit ishte edhe këngëtari Maluma.
Ai tha se as nuk e dinte cfarë është Maluma, por e mësoi mbrëmë pas sulmit dhe akuzave në rrjet.
“Mu qepën për Malumën mua, unë deri dje nuk e dija kush është, mendova se është ndonjë epitet që i kanë ngjitur ndonjë ministri, kur doli që ishte…burrë apo grua është?
Burrë. Këngëtar. Realisht nuk e dija. Koncertin e Malumës nëse mendohet se e kemi bërë ne, nuk e kemi bërë ne. Në atë koncert, nuk ka asnjë qindarkë.
Mua më vendosën abazhurin, e kanë sjellë italianët që në ’40, që është te zyra, ku jam unë, e kanë sjellë italianët” tha Rama.
Fjala e kryeministrit është shoqëruar me të qeshura nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe një pjesë e të pranishmëve në sallën ku po diskutohej për masat anti-krizë.