Kuvendi i Kosovës, sot do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.
Pika e vetme e rendit të ditës është “Debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve”.
Seanca do të nisë nga ora 11:00.
Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë janë vetëm disa produkte dhe shërbime, të cilat, nga fillimi i marsit, janë shtrenjtuar sërish në tregun e Kosovës.