-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studentët bojkot: Pasdite zbresim në shesh, do ta bëjmë Ramën që të dridhet

Kryesoret

Pasditen e sotme protestës përpara Kryeministrisë do i bashkohen edhe studentët e Shkencave të Natyrës dhe Sociale. Ditën e sotme grupi i studentëve të dy fakulteteve bojkotuan mësimin duke deklaruar se do të zbresin në shesh për të protestuar, pasi sipas tyre, premtimet e vitit 2018 në atë që u quajt “Pakti për Universitetin” nuk janë plotësuar.

“Nga nesër do të fillojmë organizimin tonë në cdo fakultet për t’ju bashkuar protestave kombëtare në cdo qytet. Ne kemi qenë gjithë kohën në protestë dhe kemi bërë protesta të herëpashershme, nëse qeveria nuk merr masa për këto kërkesa që ne kemi dhe është periudhë krize. Masteri këtu është 168 mijë lekë, përgjysmimi do të ishte një lehtësi shumë e madhe. Do të bëjmë një përshkallëzim.

Do të kemi edhe formën tonë të protestës. Kjo qeveri është arrogante, mjafton të shikojmë fjalët e kryeministrit si ju drejtohet qytetarëve. Ne nuk zmbrapsemi. Do i vazhdojmë protestat. Në 2018 është trembur dhe ndërroi gjysmën e qeverisë.

Ai dridhet nga të rinjtë dhe studentët. Konviktet janë fasadë, karta studentore po ashtu është një tjetër problem. Kemi një listë kërkesash që në 2018 që nuk është plotësuar, asnjë nga ato nuk është plotësuar, shto rritjen e çmimeve” thanë disa prej studentëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit