-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua për 119 kg kokainë, Apeli rikthen në qeli administratorin e “BanaKing”

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Tiranës ditën e sotme ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke rikthyer në burg Marson Muratajn, i cili është menaxheri i shitjeve në kompaninë “Zico” të “Bana King” ku këtë vit u zbulua një sasi kokaine që vinte nga Ekuadori.

Marson Muratajn shkalla e parë e liroi duke e dërguar në arrest shtëpie, por Apeli rrëzoi vendimin duke e kthyer në qeli. Në janar të këtij viti në kompaninë “Bana King”, u gjet një sasi prej 119 kg kokainë, e cila ishte fshehur në shtatë arka.

Origjina e drogës ishte nga Ekuadori, ndërsa itinerari që kishte ndjekur ishte përmes Italisë dhe më pas në ambientet e kompanisë “Bana King”, ku u zbuluan dhe 119 kilogramët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit