Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një tjetër videomesazh duke shprehur nota optimizmi për arritjen e një marrëveshjeje paqe me Rusinë.
Zelensky pretendoi se Rusia tashmë po kupton se fitoja nuk do të vinte në fushën e betejës. “Ata tashmë kanë filluar të kuptojnë se nuk do të arrijnë asgjë me luftë”, tha Zelensky.
Presidenti i Ukrainës iu drejtua edhe trupave të ushtrisë ruse: “Nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet të trajtohen njerëzit”.