Kreu i Grupit Parlamentar të PS, është takuar në Bundestag me kryetarin e Grupit të SPD, Rolf Mützenich dhe nënkryetaren Gabriela Heinrich.
Balla tha se Shqipëria pret mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare përsa i përket procesit të integrimit në BE.
“Konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare” – thotë Balla.