Deputetja e PD, Grida Duma ka folur sot nga Elbasani për situatën në Partinë Demokratike.
Ajo kërkoi ngritjen e një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar të PD-së me të “Foltores” për ta çuar partinë në zgjedhje dhe drejt bashkimit.
“PD nuk duhet të zvogëlohet. E dalë forcë e tretë, personat që i bënë dëm PD duhet të tërhiqen pas. I kemi lënë kohë ditën e nesërme për të bërë hapat pas sikundër dhe ai e ka kërkuar.
Nuk ka rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji, ndërtimi i një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”, tha Duma.