-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Horror në Mariupoli, rusët po mbajnë 500 pengje në spital si mburoja njerëzore

Kryesoret

Mariupoli është një nga qytetet më të shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë edhe pse ende nuk është nën kontrollin e armikut.

Beteja ka vazhuar e ashpër aty edhe gjatë natës, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se ushtria e Vladimir Putin është duke mbajtur peng rreth 500 persona në një spital, duke i përdorur ata si mburoja njerëzore, ndërsa sulmet në qytetin jugor vijojnë ende. Daily Mail shkruan se aktualisht rreth 400 pengje janë banorë të zonës pranë spitalit, ndërsa rreth 100 të tjerë janë mjekë dhe pacientë.

Ndërkohë, bombardime të shumta janë kryer gjatë natës dhe mëngjesit të së mërkurës edhe në Kiev, por dhe në Odesa.

Shpërthime u dëgjuan në kryeqytet herët këtë mëngjes, sipas raportimeve të mediave sociale. Shërbimet e urgjencës së qytetit thonë se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6:00 të mëngjesit, ku për pasojë u dëmtua edhe një ndërtesë fqinje nëntëkatëshe, thonë autoritetet.

Sipas zyrtarëve dy persona janë lënduar dhe 35 janë evakuuar nga ndërtesa. Zjarri u shua në orën 7:45 të mëngjesit dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar.

Videot e qarkulluara më herët në mediat sociale treguan shtëllunga të mëdha tymi që dilnin në ajër nga ndërtesat.

Banorët në të gjithë qytetin mbeten në bunkerë, strehimore nëntokësore dhe shtëpitë e tyre mes një shtetrrethimi dyditor.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se është një moment “i vështirë dhe i rrezikshëm” për kryeqytetin.

Ndërkohë më herët këtë mëngjes, në mediat sociale ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara për shpërthime në qytetet jugore të Odesa dhe Zaporizhzhia.

Oliver Carroll, një korrespondent për The Economist, tha se ai dëgjoi zhurma të forta në Odessa, të cilat mund të ishin sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzonin predha, raporton BBC.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit