Nëntë administratorë “call center”-ash në Tiranë janë vendosur në hetim në kuadër të operacionit të koduar “Nine” për veprat penale “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Në procedim në gjendje të lirë janë vendosur; A. R., 52 vjeç, A. D., 27 vjeç, S. D., 26 vjeç, F. K., 28 vjeç, B. K., 29 vjeç, K. O., 26 vjeç, I. S., 34 vjeç, O. M., 54 vjeç, dhe K. T., 26 vjeç.
Sipas policisë ata akuzohen se duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa “call center”-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, dyshohet se mashtronin të huajt, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.