-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrolle në 57 qendra masazhi në Kosovë, 6 të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni

Kryesoret

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit te Qenieve Njerëzore në Kosovë ka hartuar planin operativ i cili me për dy ditë është zbatuar duke realizuar kontrolle në qendra të ndryshme të masazheve.

Janë kontrolluar 57 qendra masazhi. Janë hetuar dy raste për përfshirje të të dyshuarve në veprat penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për prostitucion”. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, prej tyre dy janë dërguar për 48 orë në komisariat..

Nga inspektorët janë mbyllur 14 lokale dhe janë vendosur gjoba për parregullsitë e evidentuara.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë evidentuar 107 persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj). Nga ta, me shtetësi të huaj janë 19 nga Shqipëria, 4 nga Tajlanda dhe 1 nga Rumania. Shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit