Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish sot se protestat përpara selisë së qeverisë po i organizon Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Ai tha se po vazhdojnë përpjekjet për të sjellë sa më shumë njerëz të “verbër” përballë realitetit, në tubimin që është njoftuar të shtunën.
“Dhe nuk lënë fjalë pa thënë se duan naftë për të sjellë njerëzit nga rrethet. Të shtunën, e shtynë për të shtunën, se duan të angazhohen prapë “Foltoret” dhe “fallxhoret” për të sjellë njerëz, me metodën e tyre se kush është më i verbër. Ne për këtë nuk mund ta ulim taksën e naftës. Jo 100 veta sikur ishin mbrëmë, por 100 mijë të vijnë nuk e ulim taksën e naftës” tha Rama.