Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në rend të ditës është edhe votimi për Kodin Civil që përmban një nen që lejon martesat e së njëjtës gjini.
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kenë një sfidë përpara vetes, që të votojnë pro apo kundër këtij neni.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, miratimi i këtij ligji është ndjekje e praktikave të vendeve të tjera të rajonit.
“Projekt Kodi Civil i Kosovës në lidhje me këtë çështje ka ndjekur praktikat e vendeve të tjera si të Sllovenisë, Hungarisë dhe Malit të Zi”, thuhej në njoftimin e MD-së.