22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga vrasja mizore e nënës deri te arrestimi i ditës së sotme, historia e Elsa Lilës

Kryesoret

Elsa Lila u arrestua ditën e sotme nga policia italiane pasi ishte pjesë e një grupi trafikimi droge.
Këngëtarja shqiptare është arrestuar me 12 të tjerë, të cilët operonin në zonën e Acilias në Romë. Sipas mediave, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja.

Elsa Lila kishte një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë dhe sot do të kthehemi pas tek ngjarjet e mëdha që shënuan jetën e saj, që nga divorci i prindërve, vrasja e nënës, karriera, Sanremo, ndarja nga bashkëshorti e deri tek arrestimi i sotëm. Historia e vrasjes së nënës së Elsa Lilës është tragjike dhe e dhimbshme.

Viktima punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të Parkut Rinia, ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo kishte mundur të punësohej për shkak të njohjeve që familjarët e saj kishin me pronarët e lokalit. Duke qenë se ishte e divorcuar, Eva Vishaj jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”. Në periudhën e vitit 1997, për shkak të rrëmujave të atij viti, pjesa më e madhe e popullsisë qëndronte në shtëpi.

Eva Vishaj, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që kishte me drejtoreshën e shkollës “Hoxha Tasim”, F.N., kishte filluar të shkonte në kurse aerobie në kohën e lirë. Më 23 maj 1997, Albenc Ago, i cili udhëtonte me një makinë tip fuoristradë, e ka marrë gruan dhe është larguar në drejtim të Rrugës së Elbasanit.

Ai e ka vrarë dhe trupin e pajetë të saj e ka hedhur në kilometrin e 29-të të aksit Tiranë-Elbasan. Mekanizmi i ngjarjes, është zbardhur nga dëshmitarët e shumtë që janë pyetur në procesin gjyqësor, mes tyre dhe njerëz që kishin bashkëpunuar ngushtë me Agon.

Por, pavarësisht firmosjes së dënimit prej 20 vitesh burg, nuk u hodh dritë mbi motivin e vrasjes së Eva Vishajt.

Karriera dhe jeta e këngëtares:

Lila ishte ende adoleshente teksa u ngjit në skenë në 1996 dhe fitoi Festivalin e RTSH. Që atëherë, këngëtarja njohur shumë suksese.

Këtë sukses në Shqipëri, Elsa kërkoi ta ndiqte dhe në Itali. Ajo preku skenën e madhe të Festivalit të Sanremos me këngën “Valeria” në vitin 2003. Në vitin 2007 ajo mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita”. Që atëherë jeta e artistes ka vijuar në Romë.

Elsa është nënë e një vajze 10 vjeçare të quajtur Evita.

Jeta jashtë muzikës:

Prej shumë vitesh, Elsa është tërhequr nga muzika. Në ato vite, në një intervistë të rrallë për jetën private, këngëtarja tregoi se ndodhej me partnerin e saj në Madagaskar, ku dhe zbuloi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ajo tregoi gjithashtu për herë të parë se partneri i saj ishte italian dhe quhej Alessandro.

Ai jetonte prej disa kohësh në ishullin afrikan. Por Panorama Plus shkruan se lidhja e këngëtares dhe babait të vajzës së saj ka përfunduar kohë më parë.

Herë pas here ajo është rikthyer për publikun shqiptarë, duke marrë pjesë në projekte të ndryshme. Kujtojmë prezantimin e Festivalit të RTSH për 3 net.

Në atë kohë për mediat u cilësua si rikthimi i madh i saj, por menjëherë pas spektaklit, ajo u rikthye përsëri në Itali, me sytë nga fama ndërkombëtare. Ajo është përfshirë në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë.

Në vitin 2010, iu bashkua deputetëve në grevën e urisë, duke bërë thirrje që qytetarët të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës. Ka pozuar disa herë dhe krah Edi Ramës.

Në vitin 2013, Rama publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit