Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ka ndodhur një aksident në zonën e Tragjasit, në Vlorë.
Sipas burimeve bëhet me dije se një makina është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoambulanca po transporton të plagosurin në gjendje te renduar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidentit.









