-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Malit të Zi: “Ballkani i Hapur” rrezikon shkatërrimin e sovranitetit të vendeve fqinje

Kryesoret

Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës ‘Open Balkan’, pasi e shohin këtë si rrezik për sovranitetin. 

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç është shprehur mosbesues ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe qëllimeve të tij destruktive në rajon.

Gjykanoviç ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, ku pritet të japë edhe qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit, si lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Ata po përpiqen të realizojnë projektin e tyre nacionalist që më pas ta kamuflojnë shkatërrimin e tyre me një lloj historie për bashkëpunimin rajonal, të cilin fjalë për fjalë e përkufizojnë si Ballkani i Hapur. Jo, kjo nuk funksionon për ne.

Ne nuk mund ta pranojmë një naivitet të tillë, por duhet të shohim se çfarë fshihet pas tij. Pas kësaj shohim një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje dhe për këtë arsye e themi shumë qartë se një nga autorët e kësaj nisme nuk ka asnjë kredibilitet për të na ftuar t’i bashkohemi kësaj nisme”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit