-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tesla përplas makinën në Zvicër, vdes nëna shqiptare e tre fëmijëve

Kryesoret

Një nënë 42 vjeçe e tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur pranë Lenzburgut, Kantoni Aargau në Zvicër. Shkaktar ishte një shofer gjerman i makinës Tesla, i cili papritur ka provuar të kthente makinën e tij mbi korsinë normale.

Duke bërë këtë manovrim, ai është përplasur me një makinë VW Polo që po vinte nga i njëjti drejtim. Në veturë ndodhej një nënë 42 vjeçe, me vajzën e saj 19 dhe djalin e vogël, 6 vjeç. Dy fëmijët i kanë mbijetuar aksidentit, por nëna e tyre ka vdekur, pak pasi është dërguar në spital.

Po ashtu ka shpëtuar edhe shoferi gjerman, shkaktar i aksidentit.

Aksidenti ka tronditur rëndë fëmijët e viktimës. Djali i madh i saj, Eron Abduli, 23-vjeçar, thotë se nuk mund të dijë saktësisht se çfarë ka ndodhur në sekondat e aksidentit. Në timon ishte motra e tij. Ai dyshon se nëna e tij donte ende të mbronte fëmijët e saj dhe në këtë përpjekje ka humbur jetën.

23-vjeçari supozon të ketë ndodhur kështu për faktin se motra dhe vëllai i tij i vogël kanë shpëtuar me gërvishtje të vogla. “Ndoshta ky reagim është një lloj instinkti i nënës”, thotë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit