Ministri i Brendshëm ukrainas tha se një gjeneral i katërt rus, Oleg Mityaev, vdiq në luftime. Nuk ka asnjë konfirmim nga pala ruse për vrasjen.
Sipas mediave ndërkombëtare, Mityaev u vra të martën gjatë një sulmi në Mariupoli, ndërsa janë publikuar edhe foto të tij në Telegram.
Oleg Mityaev ka pasur një rol mjaft aktiv në ushtrinë ruse, teksa më herët ka marrë pjesë në luftën në Siri.