Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar një seancë pyetjesh me Ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi për dhunën e përdorur ndaj qytetarëve në protestat për rritjen e çmimeve.
Në një letër të bërë publike, drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, Vasili shkruan se policia ka bërë veprime të paligjshme.
“Kam kerkuar Seance pyetjesh ne Parlament me Ministrin e Brendshem. Mbi perdorimin dhe veprimet e paligjshme te civileve pa shenja identifikimi me kapuce, maska e xhupa te zinj, qe dhunonin dhe arrestonin si gangstere te vertete protestues paqesore”, shkruan Vasili.
