Në nisje të seancës së sotme plenare të kuvendit të Shqipërisë nuk ka qenë asnjë prej liderëve të opozitës, “de jure” apo “de facto”.
Lulzim Basha prej tre ditësh nuk është shfaqur në media dhe ende nuk ka shkuar në parlament. Deri në orën 11:00 as Sali Berisha nuk ishte, po ashtu Monika Kryemadhi.
Në krahun e opozitës ishin vetëm gjashtë deputetë në “luftë” me shumicën për të siguruar mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çmimet.