Droni-kamikaz mund të jetë arma e re e dërguar nga SHBA-të për ukrainasit. Në të vërtetë, sipas disave mediave, ndoshta tashmë ka mbërritur.
“Switchblade” peshon rreth 3 kilogramë, i transportueshëm në një çantë shpine dhe përbëhet nga një tub lëshimi, nga i cili “del” droni shpërthyes.
“Plumbi” i vogël mund të qëndrojë në ajër për 40 minuta, ai drejtohet deri në goditjen në objektiv, me një distancë prej 11 kilometrash. Ka një kosto relativisht të ulët – rreth 6,000 dollarë – në krahasim me sistemet e tjera.
Ai është i përshtatshëm edhe për përdorim nga njësitë e vogla, ato që këto ditë po ngadalësojnë me sukses përparimin e forcave ruse me prita, sulme goditëse, aksione prapa linjave.
Një ushtar është në gjendje të presë për lëvizjet e armikut, vendoset në një pozicion të mbrojtur larg zjarrit të reagimit dhe më pas “shkarkon” dronin.
Mini-avioni transmeton imazhe të zonës, më pas aktivizohet për të goditur një objektiv të ngulitur, një top, një automjet të lehtë, një mitraloz ose një tank.
Kontrolli i tij menaxhohet përmes një tableti, por mund të veprojë edhe në mënyrë autonome, duke i dhënë kështu komanduesit të tij, mundësinë për të shpëtuar përpara se të kryhet sulmi. Kontrolli nëpërmjet GPS-it bëhet në një linjë të koduar dhe të pashqetësuar.
Arma u zhvillua në bazë të një kërkese specifike të njësisë speciale që donte të kishte një aparat të aftë për t’u përballur me pritat e formacioneve guerile, si talebanët apo pasuesit e Kalifit të ISIS-it.
Ishte rrjeti NBC ai që zbuloi furnizimin e mundshëm në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë ka vendosur të ndajë ndihma për 800 milionë dollarë të tjera në favor të Kievit.