Koleksionisti Artan Koçia 61 vjeç u arrestua sot nga policia në Tiranë me dyshimin e vjedhjes dhe trafikimit të 4 mijë veprave të artit.
Por ai rezulton se nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2014 është dënuar me 1 vit e katër muaj heqje lirie, pikërisht për veprat penale për të cilat ka rënë në pranga edhe në aksionin e fundit.
Ai njihet si një mjeshtër i punimeve artistike të drurit dhe i restaurimit të objekteve të vjetra si mobiliet dekorative dhe veprat e artit.
Madje, restauron shpesh objekte të vjetra e të rralla me porosi të politikanëve dhe koleksionuesve të ndryshëm.
Ai ishte vendosur nën hetim dhe pas infiltrimit të dy agjentëve, të cilët përfunduan në shtëpinë e tij si të interesuar për blerje e arrestuan dhe i sekuestruan veprat që llogariten miliona euro.
Në 2013 ai u arrestua pak ditë pas koleksionistit të njohur Gjergji Thimo.