Ish drejtori i bankës në Bilisht është futur sërish në burg ku do të kryej dënimin e tij për vjedhjen 1 milion eurove.
Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht) është ri arrestuar Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.
Koçani ka qenë drejtor i një banke të nivelit të dytë në Bilisht, ku pas ankesave të klientëve për krijimin e kredive fiktive, banka e ka denoncuar dhe ka arritur të zbuloi skemën e vjedhjes së 1 milion eurove nga llogaritë e klientëve.