95 për qind e qytetarëve mendojnë që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, kurse 93 për qind e tyre janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Këto statistika janë nxjerrë nga një studim i kryer nga UBO Consulting ku qytetarët janë pyetur rreth temave të ndryshme në vend.
“OMNIBUS është një matje që bëhet me 1065 qytetarë, ku institucionet, organizatat dhe bizneset mund të vendosin pyetjet e tyre për të kuptuar qëndrimin e opinionit publik lidhur me një temë të caktuar. UBO Consulting, duke marrë parasysh zhvilimet e fundit në botë, rajon dhe vend, ka vendosur që të bëjë disa pyetje aktuale për të parë opinionin lidhur me temat e ndryshme”, sqaron kompania.
Duket se vazhdon të ekzistojë një mbështetje e lartë i qytetarëve për anëtarësimin në NATO dhe BE. 95.1% e të anketuarve në pyetjen “A duhet të anëtarësohet Kosova në NATO” janë përgjigjur me po, 4% jo ndërsa 0.9% “Nuk e di”. Në pyetjen se “A duhet të anëtarësohet Kosova në BE”, 93.9% e qytetarëve janë përgjigjur për po, 5.2% jo dhe 0.9% nuk e di”, thuhet në njoftimin për media.