Qytetarët janë përballur ditën e sotme me një tjetër produkt të prekur nga rritja e çmimeve, bëhet fjalë për ujin. Nëse para dy ditësh një bidon prej 5 litra ujë kushtonte 100 lekë sot do duhet ta blini me 120 lekë.
Ndërkohë që vaji i lulediellit pati në rritje prej 50 lekë për litër në vetëm 10 ditë dhe çmimi i bukës nga 80 lekë shkojnë në 100 lekë.
Situata po bëhet e papërballueshme dhe protestuesit e dy ditëve më parë po janë në pritje deri të shtunën për vendimet e kryeministrit përballë kërkesave të tyre.