Rusia mohoi të kishte sulmuar Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë, por direkt pas ngjarjes ka reaguar Ministria e Jashtme e vendit tonë.
“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme”, thuhet në njoftim.
