Deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh për mediat se beson që Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Ai tha se qëndrimi i grupit nuk ndryshon.
“Në raporton me kryetarin aktual të PD-së, nuk kemi ndryshim, nuk është cështje ultimatumesh, besoj që kryetari i PD-së do të dorëhiqet për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve, një krize të thellë, që vjen, kryesisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë kanë te Lulzim Basha. Nuk ka për të pasur tërheqje (të grupit), por mesa e shoh dhe lexoj politikën, dorëheqje” tha Salianji.