Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i drejtuar nga Sali Berisha ka nxjerrë një udhëzim për formulën e zgjidhjes së kryetarëve të degëve të PD-së, anëtarët e Kryesisë si edhe delegatët e degës në Kuvendin e Partisë Demokratike. Udhëzimi mban datën 11 mars, ndërsa u është shpërndarë të gjithë degëve të PD-së. Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit legjitimuan grupin e Sali Berishës si opozitë kryesore, pasi fitoi bashkinë Shkodër dhe zbriti PD-në zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha në vendin e tretë. Rezultati më i keq që nga themelimi mbi 30 vite më parë. Pas humbjes, grupi i kërkoi Bashës dorëheqjen, por lideri demokrat ka kërkuar kohë për të vendosur.