-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dialogu Kosovë-Serbi, ideale nëse përfundon brenda dy vjetësh”

Kryesoret

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se me Serbinë nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje që është në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Bislimi në një deklaratë për Rajonpress theksoi se koha e përfundimit të dialogu nuk varet vetëm prej tyre.

“Nuk mund ta planifikoj kohëzgjatjen e dialogut, por do të ishte ideale që brenda dy viteve të përfundojë kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme”, tha Bislimi.

Sipas tij, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se Kosova nuk shkon në këto bisedime që të dialogojë për njohje, por synojnë të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme me palën serbe, ku njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes.

“Edhe Lajçak është i interesuar që të shpejtojë procesin e dialogut dhe mos harroni se ka pak diplomat në BE që gëzojnë respekt më shumë se Lajçak dhe jam i lumtur që pritjet e Lajçakut nga epilogu i dialogut janë të përafërta me tonat. Po ashtu nuk shohim dallime as në raport me Gabriel Eskobarin i cili është i kyçur drejtpërdrejtë në procesin e dialogut”, u shpreh Bislimi.

“Ne nuk po negociojmë për njohje siç e thashë më herët, por për një marrëveshje të përgjithshme me Serbinë, ku njohja është në qendër të marrëveshjes, meqë ne po synojmë normalizimin e raporteve me shtetin fqinjë. E keni parë edhe vet që nuk ka pasur ndonjë deklaratë të Lajçakut, që do ishte problematike për ne”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit