-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata regjistroi statutin e PD-së, ironia e grupit të Berishës: Hë fitoi Basha?

Kryesoret

Pas vendimit të gjykatës së Tiranës për të regjistruar ndryshimet statuore të PD-së të miratuara në Kuvendin e korrikut të vitit të kaluar, kur “furtuna” ende nuk kishte plasur, ka ardhur reagimi nga Komisioni i Rithemelimit, që drejtohet nga Sali Berisha.

Arben Ristani shprehet se kjo është një gjë rutinë, por thekson se në këtë rast bie në sy sipas tij shkelja e afatit nga gjykata. Ai u shpreh se po presin vendimin që gjykata do marrë lidhur me ndryshimet e mëtjeshme të statutit të PD të ndodhura në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Gjykata e Tiranes, ne nje shqyrtim rutine, normal, te kerkeses se Luzim Bashes, ka lejuar rregjistrimin, ne rregjistrin e partive politike, te ndryshimeve qe PD, i ka bere statutit te saj ne korrik 2021.

Vendim mese normal, duke patur parasysh, se permbajtja e vendimit te Kuvendit te demokrateve ne korrik 2021, ishte sipas Kushtetutes se Shqiperise dhe sipas procedurave te ligjit per partite politike dhe procedurave statutore te PD.

Nderkohe presin radhen, po ne kete gjykate, per tu shqyrtuar dhe rregjistruar, edhe ndryshimet e tjera qe i jane bere me pas, statutit te PD, ndryshime te cilat, jane edhe ato ne baze te Kushtetutes, ligjit dhe statutit te PD.

E vetmja gje qe terheq vemendjen ne kete rast, eshte shkelja e ligjit nga gjykata per mos shqyrtimin e ketyre kerkesave, brenda afatit 30 ditor qe kerkon ligji.

S’mund te mos bjere ne sy dhe ngazellimi i Bashes qe ta paraqese faktin, si fitore e njeriut qe vetem fiton, pa njohur humbje, si dhe kenaqesia qe ndjen, kur sheh se ne rregjistrin e partive politike, ai figuron ende kryetar i PD, sipas statutit te korrikut 2021” shkruan Ristani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit