Në mbyllje të punës së komisionit hetimor për inceneratorët, kryetarja Jorida Tabaku u shpreh se sot do të dorëzojë në SPAK, një tjetër padi që përmbledh të gjithë punën e bërë në muajt e fundit me dokumente dhe dëshmitë e zyrtarëve të lartë që morën në pyetje.
“Sot i dorëzojmë SPAK-ut 112 prova, si ka funksionuar qeveria e Edi Ramës, si grup i strukturuar kriminal në aferën e inceneratorëve” tha Tabaku. Ajo shprehu keqardhje dhe ngriti dyshime mbi deputetët e opozitës, pjesë e grupit të Sali Berishës që nuk e votuan raportin në Kuvend.