-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri britanik e cilëson Putinin “kriminel lufte”

Kryesoret

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid e ka quajtur presidentin Putin “një kriminel lufte”, duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit amerikan Joe Biden. 

Në Forumin e Pranverës Konservatore, Javid foli për “retë e stuhisë së luftës” në Evropë dhe zemërimin dhe pikëllimin e tij kur dëgjoi “raportet për varreza masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna”.

“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte.

“Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbahet përgjegjës”, tha Javid.

Të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit, Liz Truss dhe James Cleverly, u shfaqën ngurrues për të përdorur termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit.

Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës nga Biden si “retorikë e pafalshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit