-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatori rus: Jemi shumë afër marrëveshjes me Ukrainën

Kryesoret

Negociatat mes Moskës dhe Kievit për statusin neutral të Ukrainës dhe që ajo të mos hyjë në NATO janë shumë afër.

Kështu u tha gazetarëve kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky. “Çështja e statusit neutral dhe mos-anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një nga pikat kyçe të bisedimeve, kjo është pika në të cilën qëndrimet e të dy palëve u afruan sa më shumë”, shpjegoi Medinsky.

Këshilltari i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mikhail Podolayk deklaroi më herët se pozicioni i Fedreatës Ruse në negociata me Ukrainën është zbukur.

 “Mund të them se kohët e fundit delegacioni rus është zbutur në mënyrë dramatike. Tani ata gjykojnë botën përreth tyre në mënyrë më objektive dhe sillen shumë korrekt. Nuk ka as vrazhdësi te autoritetet ruse. Sigurisht, botëkuptimi i tyre është shtrembëruar nga propaganda ruse”, u shpreh Podolyak.

Kujtojmë që kjo është dita e 23-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, mbi 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa nga shifrat vendase, rreth 2 mijë e 500 civilë mendohet se janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit