Everton-Newcastle përfundoi 1-0 falë golit të Alex Iwobi në minutën e nëntë shtesë, duke i dhuruar ekipit të Lampard tre pikë fantastike dhe të rëndësishme për objektivin mbijetesë.
Everton luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të brazilianit Allan shtatë minuta përpara fundit të takimit. Një rast i paprecedentë ndodhi gjatë ndeshjes së luajtur në “Goodison Park”.
Një tifoz, i cili mbante veshur një fanellë me mbishkrimin “Ndaloni karburantin”, ka vendosur të protestojë në mënyrë origjinale dhe nxitoi të shkonte drejt një prej shtyllës të portës së ekipit vendas.
Një apel ndaj qeverise qe të mos sponsorizojë asnjë projekt që parashikon përdorimin e karburantit. Ai lidhi veten me fasheta, ndeshja u ndërpre për disa momente derisa forcat e sigurisë e larguan tifozin ambientalist nga fusha e blertë.