Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet e luftës nga Ukraina. Ai ka ndarë me ndjekësit një video të cilën ditën e djeshme presidenti Vladymyr Zelensky, shfaqi para Kongresit Amerikan. Pamjet tregojnë si Ukraina po shkatërrohet nga bombardimet ruse.
“Mirëmëngjes, dhe me pamjet që Presidenti Zelensky i shfaqi Kongresit Amerikan gjatë fjalimit të tij nga fronti i rezistencës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.