-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia po përgatit një provokim me “laboratorë biologjikë”

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja për Riintegrimin e Territoreve të Pushtuara Përkohësisht të Ukrainës, Irina Vereshchuk vëren se Rusia po përgatitet për një provokim të tmerrshëm me “laboratorë biologjikë”.

Pas kësaj, zyrtarja ukrainase garanton se Rusia do të fajësojë Perëndimin për këtë.

Sipas shërbimit për shtyp të ministrisë, Vereshchuk e tha këtë në transmetimin e kanalit televiziv britanik “GB Neës”.

Në veçanti, Vereshchuk vuri në dukje se inteligjenca ukrainase informon për kërcënimin e mundshëm të përdorimit të armëve kimike nga Rusia.

“Federata Ruse po përgatitet për një provokim të tmerrshëm, duke operuar me ‘laboratorë biologjikë’ mitikë për të fajësuar më vonë Perëndimin për këtë. Por të gjitha gjërat që ne bëjmë së bashku me amerikanët apo britanikët janë zyrtare dhe publike. Megjithatë, Rusia dëshiron të përdorë armë kimike dhe tani popullata jonë po studion se çfarë duhet bërë në rast të një sulmi të tillë”, shtoi zëvendëskryeministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit